×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    “Do e hapi për gjashtë muaj” – Si dështoi Totaj edhe pas dy viteve e miliona investimeve të hap zonën ekonomike

    Insajderi
    25 October 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Premtimi i kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë fushatës zgjedhore për funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Lubizhë ka mbetur vetëm premtim. Totaj i PDK’së kishte thënë se parku ekonomik do të aktivzohet 6 muajt e parë të mandatit të tij, por, kjo zonë tani po shfrytëzohet për të hedhur mbeturina.

    Gazeta Insajderi

    Asamblisti i Kuvendit Komunal në Prizren nga radhët e Vetëvendosjes, Tajar Susuri tha për Gazetën Insajderi se në atë zonë janë investuar mbi 2 milionë euro, derisa ka thënë se aty po hidhen mbeturina të ndryshme.

    Isha në atë zonë para dhjetë dite dhe është kthyer në një qendër ku po hidhet më të madhe bërllog, kam parë edhe krevate, gërmadha e lloj-lloj gjërash që kanë hedhë aty. Ky është shqetësimi më i madh. Të paktën të vendoset një sinjal që të mos hidhen mbeturina. Aty kanë investu mbi 2 milionë euro, tash kanë mbet vetëm infrastuktura. Nëse ka probleme pronësore, ata duhet me i rregullu mirë me ligj dhe parcelat të ju jepen bizneseve për shfrytzim“, tha ai.

    Susuri tha se kanë kaluar dy vite nga premtimi dhe ende nuk po funksionalizohet ky park.

    Unë nuk shoh dritë në fund të tunelit për parkun ekonomik. Nëse kuvendi komunal ia ofron një copë tokë ose një pllac aty bizneset më shpejtë vijnë tek investimi dhe tek prodhimi sepse me ble tokën në Prizren edhe mekanizmin punues, është shumë e rëndë në këtë kohë krize në Kosovë“, theksoi ai.

    Ndërsa nga Komuna e Prizrenit ia kanë lënë fajin ish qeverisjes komunale të Vetëvendosjes.

    Sepse ish qeverisja komunale, nuk e ka përfshirë zonën ekonomike në Hartën Zonale, për pasojë ne jemi detyruar që ti fillojmë procedurat për hartimin e Planit Rregullues Detal për Zonën Ekonomike e cila është në proces të finalizimit“, ka thënë për Insajderin zyrtari për media, Ymer Berisha.

    Kurse, drejtori i Ekonomisë, Sulltan Badalli tha se operatori ekonomik i kontaktuar ka filluar të mbledhë të gjitha të dhënat të gjendjes faktike për këtë zonë.

    Në gjashtë mujorin e parë nga ana e Komunës është miratuar Harta Zonale e Komunës së Prizrenit në kuader të së ciles janë të detajizuara normativat dhe rregullat për zonën në fjalë dhe menjëherë pas kësaj Komuna – DUPH  e ka hartuar Termet e References për hapjen e tenderit për hartimin e Planit Rregullues të Hollesishëm të Zones se Parkut Industrise së lehtë, janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe OE i cili e ka filluar punë ka pregatitur Profilin e gjendjes faktike duke i mbledhur të gjitha të dhënat nga dokumentet e Planifikimit, gjendjes faktike në teren, dokumentacioni fotografik, dhe ka filluar me hartimin e koncepteve të cilat do të shqyrtohen nga Komuna“, ka thënë ai për Insajderin.

    Tutje, Badalli tha se ende nuk janë lëshuar leje të ndërtimit, por që po investohet në infrastrukturë.

    Leje të ndertimit nuk janë leshuar pos që jane duke u bërë investime në pjesën e infrastruktures dhe për procedurat e dhënies në shfrytëzim do të shkojnë me mënyrat e parapara me ligj”, u shpreh Badalli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark