×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Do ju vras të gjithëve”, kërcënohen me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në Prizren

    Insajderi
    26 February 2024 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje sot në fshatin Lubiçevë të Prizrenit,

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

    Ai tha se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marrë informatën se në fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njëri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë “se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”.

    Tutje, Bytyqi tha se janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve. Në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetë një pushkë dhe municion.

    E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit. Nga policia I njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me vonë edhe i dyshuari i dyte është arrestuar. Jane bastisur shtëpitë dy te dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjet një pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.”, tha Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark