×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Do ta raportoj në Polici”, “Jep dorëheqje mos na lodh”- Haxhiu përplaset me afaristin shqiptar në Gjermani

    Insajderi
    05 September 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nesër do të paraqesë në polici një qytetar i cili sipas saj ka tentuar të tallet me fëmijë.

    Ky njoftim i ministres erdhi pasiqë afaristi Blakaj postoi një tallje publike me Haxhiun.

    Ministrja Haxhiu kishte shkruar se personat e tillë duhet të ndiqen penalisht dhe nesër do ta raportoj në Polici.

    “Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”,ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

    Pas këtij postimi të Haxhiut, afarisiti kishte bërë një status ku shkruante se është tallur me paaftësinë e saj dhe i kërkon të mos e lodh me broqkulla por të jep dorëheqje.

    “Jemi tallur me paaftësinë tënde, me marrinat e tua! Jep dorëheqje e mos na lodh me broqkulla”, ka shkruar Blakaj.

    Blakaj pasi ka lexuar postimin e ministres se do të procedohet penalisht në Policinë e Kosovës ka bërë një sqarim publik se pse është tallur me ministren.
    Ndonëse ministrja shkruan se Blakaj është tallur me rastet e dhunimit, afaristi ka shkruar se ai është tallur vetëm me ministren Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark