×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Do ta ruajmë Kosovën”, votohet Qeveria e re në Beograd

    Insajderi
    26 October 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për Qeverinë e re, e cila do të ketë prioritet investimet në infrastrukturën e energjisë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka marrë besimin e Parlamentit të Serbisë për të qeverisur edhe një mandat. Gjatë ceremonisë së betimit në Kuvend, pas marrjes së mandatit të ri, Brnabiç bashkë me ministrat janë betuar që mes tjerash do ta ruajnë edhe Kosovën brenda Serbisë.

    “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem me nderim tim për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve, për ta kryer detyrës si pjesëtar i qeverisë me përgjegjësi dhe me përkushtimin e ruajtjes së Kosovës brenda Republikës së Serbisë”, është thënë në tekstin e betimit sipas transmetuesit publik serb, tha ajo.

    Gjatë adresimit të saj, Bërnabiq ka thënë se Qeveria e re planifikon të investojë 12 miliardë euro në projekte të energjisë, duke përfshirë gazsjellës dhe tubacione nafte, si dhe që të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë.

    Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian përbën “destinacion strategjik” për Serbinë.

    Në exposenë e saj, Bërnabiq ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog me Kosovën, mirëpo “para marrëveshjeve të reja për normalizim, duhet të miratohen plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

    Qeveria e saj do të përbëhet nga 28 ministra, ndërsa Ivica Daçiç është përfshirë sërish në qeveri, duke u bërë zëvendëskryministër dhe ministër për punë të Jashtme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark