×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “… do ta valojmë flamurin ukrainas Flaka Surroi shpotitë AGK’në

    Insajderi
    30 August 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoresha e grupit “Koha”, Flaka Surroi, ka ngritur padi ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Surroi ka ngritur padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme, ndaj vendimit të kryetarit të kryeqytetit për ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet motorike në rrugën te kampusi universitar ( rrugës kryesore që çon nga Katedralja te Hoteli Grand).

    Surroi ka njoftuar në Facebook se nesër është dita e fundit para hyrjes në fuqi të këtij vendimi për mbylljen e qasjes në oborrin e ish-RTP-së.

    Tutje ajo ka paralajmëruar se neser do ta valojnë flamurin ukrainas, dhe pas këtij veprimi sipas Surroit do të reagojë edhe AGK-ja.

    “Nesër do ta valojmë flamurin ukrainas. Jam e sigurt se atëherë do të reagojë AGK-ja”.

    “Gazetarët dhe kameramanët e KOHËS do të privohen nga e drejta për t’i shfrytëzuar mjetet e tyre të punës që të mund ta përmbushin misionin e tyre”, ka shkruar Surroi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark