×
  • Lajme
  • Insajderi

    Do ta zë ulësen e Vasfije Krasniqit në Kuvend, deklarohet Nasuf Bejta

    Insajderi
    22 September 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nasuf Bejta do ta zë vendin e Vasfije Krasniqi, e cila të mërkurën dha dorëheqjen nga posti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, anëtari i Listës Guxo, që po pritet ta pasojë Vasifje Krasniqin në karrigen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nasuf Bejta, nuk u deklarua nëse do të vijojë të jetë pjese e Grupit Parlamentar të VV me, të cilin edhe kishte garuar në zgjedhjet e vitit 2021.

    Ai tha se po pret deri ta marrë ulësen, duke shtuar se nuk është i njoftuar ende nga askush, përveç atyre që ka dëgjuar në portale e televizione.

    “Po presim derisa ta marrë ulësen nëse veç e marrë, unë nuk jam i njoftuar zyrtarisht kurgjo, veç çfarë kam dëgjuar lajme nëpër lajme e televizonetha Bejta.

    Kujtojmë që pasi u mësua se Bejta do të jetë pjesë e Kuvendit, u spekulua se ai ka ndërruar mjedis partiak, duke aluduar se ai tashme është pjesë e LDK-së.

    Ndryshe, Bejta i cili i takon Listës “Guxo” në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Bejta garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 64 dhe ishte përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.

    Si kandidat për deputet, ishte zotuar që do të mbështeste politikat që avancojnë çështjet në fushën e arsimit, energjisë dhe telekomit, si dhe asaj të mirëqenies social.

    .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark