×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Masakrën e Mejes: Kurrë s’do të ndalemi së kërkuari drejtësi

    Insajderi
    27 April 2024 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është shënuar 25-vjetori i Masakrës së Mejës, njëkohësisht edhe Dita e Personave të Zhdukur me Dhunë.

    Këtë ngjarje e ka përkujtuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai ka thënë se “kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet e bëra nga Serbia”.

    “Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.

    Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.

    Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

    Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, shkruan Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark