×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Do të digjen institucionet e Kosovës në veri” – Alarmon Xhavit Haliti

    Insajderi
    14 November 2022 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se rreziku për eskalim të situatës në Veri është i madh. Ai ka thënë se kur te vjen koha për shqiptim të gjobave, do të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët.

    Ai thotë se serbët në veri do t’iu vënë flak pikave kufitare, doganave e objekteve tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

    Sipas tij, beteja e Serbisë është më I bind Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serb në veri.

    “Beteja e Serbisë është me BE me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”, tha ai/Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark