×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “…do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, Kurti vërshohet me kritika për fjalinë e pavend

    Insajderi
    30 November 2022 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fjali e çuditshme e kryeministrit Kurti në reagimin për vrasjen që tronditi Kosovën është duke u kritikuar shumë nga gazetarët e shoqëria civile.

    “…dy shqiptarë më pak do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, shkroi Kurti.

    Kjo fjali e çuditshme me tone nacionaliste ka nxitur një varg reagimesh.

    Analisti dhe gazetari Ilir Mirena, tha se duhet dikush që të kontrolloj postimet e Kurtit duke thënë se ka filluar të shqetësohet nga gjendja e të parit të vendit.

    “Per krimin e tmerrshem qe ndodhi sonte mbi gruan shtatzene ne Prishtine, ky eshte dedikimi qe e shkroi Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti. Eshte mire me fillu dikush me ia kontrollu dhe redaktu Kurtit profilin dhe postimet e tij ne facebook. Ka fillu me m’shqetesu gjendja e ti”, shkroi Mirena.

    Edhe gaztetarja Dafina Demaku, ka kritikuar statusin e kryeministrit duke e quajtur të gërrditshëm.

    “Shoqni që e apdejton mllefin nga vrasja e një gruaje deri në vrasjen e një gruaje tjetër. -Armiqtë tonë do të mendojnë: dy shqiptarë më pak.Disa nga fjalitë e reagimeve të gërrditshme të politikanëve. A muni me shujtë? Shkruani, amo jo budallakina”, pohoi Demaku.

    Kritikave i është bashkëngjitur edhe analistja politike, Donika Emini. Ajo parashtroi një pyetje Kurtin: “Pse kryeministër nuk vazhdove edhe pak më përdor këtë rast tragjik për të arsyetuar tabelat e asosacionit”, pyeti Emini.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark