×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do t’i merrni në qafë, kaq po ju them”, skandal në Vjosë, guida e patrajnuar për pak mbyt turistët

    Insajderi
    20 May 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lumi Vjosa në muajin maj është në nivelin e katërtë të vështirësisë dhe kërkon guida të certifikuara.

    Kjo video është e datës së sotme 20 maj 2023, ku disa persona të papërgjegjshëm, të patrainuar dhe certifikuar nga Federata Shqiptare e Rafting futën një grup me studentë pa veshjet e duhura.

    Presidenti e Federatës, Zamo Spathara (i cili ndodhej aty ) reagoi dhe u bëri thirrje te mos vazhdonin dhe te ndërprisnin organizimin sepse do te rrezikonin e jetën e turistëve.

    Nuk është hera e parë që Federata Shqiptare e Rafting reagon dhe tërheq vëmendjen për rrezikun që sjellin për jetën e turistëve guida të papërgjegjshme, te pa trainuar dhe certifikuar nga Federata perkatese.

    “I bëjmë thirje autoriteteve dhe institucioneve të marin masa urgjente për ndalimin urgjent të këtyre grupeve të rrezikshme.

    U bëjmë thirrje të gjithë turistëve vendas dhe të huaj si edhe agjensive dhe tour-operatorëve të drejtohen te Federata Shqiptare e Rafting për t’u shoqëruar gjatë aktiviteteve të Rafting nga guida të trainuara pranë saj” – thuhet në një deklaratë të Federatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark