Fshatrat Dobërdol e Zakut të Podujevës, kanë konfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këtë mbështetje banorët e këtyre fshatrave ia kanë konfirmuar nënkryetarit të LDK-së, njëherit kandidat për deputet, Agim Veliu.
Sipas Veliut, Dobërdoli e Zakuti, e mbështesin misionin e LDK-së për Shtetin.Shtet.
“Edhe Dobërdoli dhe Zakuti fuqishëm në mbështetje të LDk-së në misionin e saj për #ShtetinShtet✌️ #LDK132✅#AgimVeliu4✅”, ka thënë Veliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org