Insajderi
Lajme

Dogana bastis bizneset që merren me import të fishekzjarrëve

Insajderi
13 December 2023 - 10:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana bastis bizneset që merren me import të fishekzjarrëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është duke u zhvilluar një aksion në bizneset që importojnë fishekzjarre. Aksioni po zhvillohet në pesë lokacione të ndryshme.

Aksioni është duke u mbikëqyrur nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Lajmin për bastisje e ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës për Gazetën Insajderi.

“Po kemi kontrolle tek bizneset që merren me importin e fishekzjarrëve në pesë lokacione”, tha Stavileci për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark