×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dogana e Kosovës kryen një tjetër aksion në Veri – Insajderi sjell pamjet se çka u konfiskua

    Insajderi
    03 March 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka kryer një tjetër aksion sot në veri të Kosovës. Ka ndaluar një tentim kontrabandës me autobus gjatë kalimit të kufirit më saktësisht në Jarinje.

    Siç mëson Insajderi, në autobusin me targa serbe janë gjetur pajisjeje teknologjike, telefona e adapter. Gjësende që tashmë ndodhen në duart e organeve kompetente.

    Ato ishin vendosur tek pjesa e bagazhit të autobusit.

    Insajderi ju sjell pamjet:

    Për aksionin ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

    “Policia e Kosovës, në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, bazuar në analizën e informatave, me datën 3 mars 2023 rreth orës 06:08, në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve)”.

    Siç bën me dije policia, për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’.

    “Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i Policisë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark