×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana zhvillon operacion në një depo në Zveçan, konfiskon pije alkoolike

    Insajderi
    22 January 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka realizuar një operacion në Zveçan. Nga ky operacion janë konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave të paligjshëm.

    Mallrat janë gjetur në një depo, bën të ditur dogana, përcjell Insajderi.

    Në komunikatën e Doganës bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 280 copa pije alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme e 180 produkte kozmetike.

    Komunikata e plotë:

    Konfiskohen mallrat e kontrabanduara

    Zveqan, 22 janar 2024 njësit e kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

    Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar:

    • 280 copa pije të forta alkoolike,

    • 300 copa verëra të ndryshme, si dhe

    • 180 produkte kozmetike të ndryshme

    Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme.

    Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark