×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Doli numri i ri i revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova

    Insajderi
    30 October 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doli nga shtypi numri më i ri revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova. Në këtë numër janë paraqitur poezitë e poetëve: Martin Camaj, Zef Zorba, Lulzim Tafa, Zef Chiaramonte dhe Laureta Rexha, pastaj poezia e John Udpike, përkthyer nga Avni Spahiu, si dhe poezia e katër poeteve malazeze, përkthyer nga Qazim Muja, ndërkaq në fushën e prozës shqipe: Ramiz Kelmendi, Gëzim Aliu dhe Hyra Tejeci. Gjithashtu, paraqitet edhe proza e nobelistit Nagip Mahfuz, përkthyer nga Binak Kelmendi.

    Me kritikë letrare, ese dhe studime janë të pranishëm autorët: Avni Spahiu (Fjalëkëmbim me shkrimtarin John Updike), Naim Kryeziu (Jehona e veprës së Hajnrih Hajnes jashtë Gjermanisë), Milazim Krasniqi (Vepra letrare dhe studimore e Sali Bashotës), Agron Gashi (Zef Zorba në dy pamje), Emin Emini (“Përralla klaustrofobike” e Haqif Mulliqit), Çerçiz Loloçi (Kur territori i letërsisë shkon përtej atij amtar-Poezia e Lulzim Tafës), Artan Krasniqi (Kur njeriu ishte medium: tellalli në kulturën shqiptare, si dhe  Maria Tatar (Mbi kësulëkuqen, përkthyer nga Osman Gashi).

    Në fund, në rubrikën Nobelisti i letërsisë, botohet fjalimi i nobelistit për letërsi në vitin 2021, Abdulrazak Gurnah, përkthyer nga Avni Spahiu.

    Botimi i revistës është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KultPlus/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark