×
  • Showbiz
  • Show

    Don Xhoni e Butrint Imeri sërish në duet?

    Insajderi
    30 April 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistët e njohur, Don Xhoni e Butrint Imeri njihen për miqësinë e tyre ndër vite.

    Dyshja, së fundmi kanë qenë bashkë në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej nga ku Butrinti njoftoi se po e xhiron video klipin e këngës në ardhje.

    E nga shesh xhirimet, Don Xhoni ka publikuar fotografi të tijën e të Butrintit, por kishte edhe diçka për të shtuar, pos imazheve.

    “Thuni mashallah Allahu i rujt kta djem”, ka shkruar Don Xhoni.

    Mos dyshja po vijnë në bashkëpunim? Kjo nuk dihet akoma, gjithsesi nisur nga suksesi që kishin me këngën “Corason” (mbi 80 milionë klikime në YouTube), kënga padyshim që do të ishte një hit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark