Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni padyshim që është njëri ndër reperët më të dëgjuar të momentit.
Vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së tij “Katile”, reperi ka arritur të grumbulloj më shumë se 5 milionë klikime në YouTube.
Pjesë e klipit është modelja e njohur, Megi Pojani dhe këngë është bërë virale në rrjetet sociale.
Mirëpo, së fundmi, Don Xhoni ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram, ku ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se klikimet e tij janë të blera.
Jo vetëm kaq por ai ka edhe dy fjalë për mediat.