×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Donald Trump fal ish këshilltarin e tij, Steve Bannon

    Insajderi
    20 January 2021 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti amerikan në largim Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballet me akuza për mashtrim.

    Njoftimi erdhi vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

    Trump gjithashtu fali më shumë se 140 të tjerë në orët e tij të fundit në detyrë.

    Falje pati edhe për reperin Lil Wayne dhe reperin Kodak Black dhe ish-Kryetarin e Detroitit Kwame Kilpatrick.

    Në përgjithësi, 73 individë morën falje dhe 70 të tjerëve iu ndryshuan dënimet, u than ë një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

    Bannon, i cili ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij 2016, u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një fushate mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark