×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Donika Kadaj emërohet këshilltare e presidentes Osmani

    Insajderi
    03 April 2023 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donika Kadaj Bujupi është emëruar këshilltare e Presidentes Osmani, shkruan Insajderi.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra e presidencës.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot znj. Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në njoftim.

    “Znj. Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”.

    “Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”.

    “Presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje znj. Kadaj Bujupi, dhe ka theksuar se përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencë, potencohet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark