Të dielën është hedhur shorti i boksiereve të Kampionatit Botëror që do të mbahet në Turqi deri më 22 maj.
Donjeta Sadiku që e përfaqëson Kosovën në kategorinë 60 kilogramë në gjiron e parë eliminatore do të boksojë kundër boksieres nga Japonia, Taguchi Ayska.
Sadiku është përgatitur për disa muaj për këtë kampionat dhe ajo është në formë të mirë dhe synon të fitojë medalje.