×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e Elez Blakajt temë diskutimi edhe në OKB

    Insajderi
    14 November 2018 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet për raportin tre mujor për Kosovën. Me këtë rast, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka folur për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe dorëheqjen e prokurorit, Elez Blakaj, si dhe miratimin e projektligjeve të FSK-së.

    “Dorëheqja e prokurorit të Kosovës për shkak të pretendimeve të caktuara ka prekur besimin për paanshmërinë e gjyqësisë. Luftimi i krimit dhe korrupsionit kërkon përpjekje të vazhueshme”, tha ai.

    Tutje, Tanin tha se përspektiva evropiane vazhdon të jetë motiv për të dyja palët.Ai shtoi se mbështetja ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për Kosovën.“Konteksti i gjerë i dialogut politik, është i ndikuar nga moszgjidhja e këtyre çështjeve. Përspektiva evropiane vazhdon të jetë motiv i të dy palëve. Mbështetja ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën. Komisioni Evropian ndërmorri një hap të rëndësishëm për liberalizimin e vizave”, tha ai.

    Ai foli edhe për miratimin e tri projektligjeve për FSK-në për të cilat tha se duhet të trajtohen me kujdes të veçantë.“Miratimi i tri draftligjeve për FSK-në ka shkaktuar tensione të reja. Kjo çështje duhet trajtuar me kujdes të veçantë që rezultatet të jenë në kuadër të kornizave ligjore”, ka thënë ai”, tha ai, shkruan lajmi.net.

    Shefi i UNMIK-ut foli edhe për themelimin e Asocacionit, si një marrëveshje e cila duhet zbatuar nga Prishtina.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark