×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dorëheqja e policëve serbë, Sveçla: Po kërcënohen, komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë

    Insajderi
    18 August 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar një cicërimë në lidhje me doreheqjen e policëve të rinj të komunitetit serb.

    Sipas Sveçlës, ata po japin dorëheqje përmes kërcënimeve dhe presioneve.

    Ai ka ftuar komunitetin ndërkombëtarë të reagojë në lidhje me këto kërcënime.

    “Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark