×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dorëheqje e tre serbëve nga Policia e Kosovës – deklarohen ambasadori Hovenier

    Insajderi
    17 August 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja ndan plotësisht të njëjtat shqetësime sikurse Bashkimi Evropian lidhur me dorëheqjen e tre pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës.

    Hovenier ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.

    “Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

    Ai ka thënë se janë duke e përcjellë këtë situatë nga afër.

    Lidhur me dorëheqjen e 3 policëve të sapo zgjedhur të nacionalitet serb ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark