×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dorëheqje pasi punësoi familjarin në Spitalin e Mitrovicës?- Drejtoresha thotë se kjo nuk ishte arsyeja

    Insajderi
    07 November 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luljeta Buçinca-Zhubi, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtoreshës se Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri

    Dorëheqjen ajo e ka dorëzuar në drejtori të përgjithshëm të ShSKUK-së.

    Buçinca-Zhubi në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e ka shtyrë të jep dorëheqje.

    “Po kam dhënë qysh dje dorëheqje me arsye angazhimit tim si infektologe e vetme regjionale”, pohoi ajo për Insajderin.

    Ndryshe, ditë më parë u raportua se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka gjetur konflikt interesi në rastin e drejtoreshës Buçinca-Zhubi, e cila ka punësuar djalin e dajës si depoist në Spital.

    Por, ajo për Insajderin ka mohuar se dorëheqja e saj ka të bëj me këtë.

    “Jo kjo ska të bëjë, sepse ajo çështje është shtjelluar në nivel adekuat”, tha ajo./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark