×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohet kërkesa për arrestin e Sali Berishës

    Insajderi
    22 December 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

    Prokurorët kërkojnë arrest shtepie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës do të zhvillohet më 26 dhjetor, ora 10:00.

    Me 75 vota pro, Kuvendi zhveshi një ditë më parë Sali Berisha nga imuniteti, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

    Dy prokurorët e posacëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan sot kërkesën për arrestimin e ish kryeministrit Berisha pranë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

    Ish-kryeministri Berisha është person në hetim në çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku dyshohet se ka favorizuar me akte te ndryshme dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, i cili u mbush më pas me një grup pallatesh./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark