Sapo është dorëzuar në Policinë e Prizrenit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”. Ai ishte duke u kërkuar nga policia që katër ditë për tu intervistuar lidhur me një denoncim që është bërë kundër tij.
Zëdhënsi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se “Kobra” ishte jashtë vendit dhe se sot u paraqit në stacionin policor.
“Po është dorëzuar sot në Polici, ai tha se ishte jashtë vendit dhe sapo ka ardhur në Kosovë u paraqit sot në polici sepse ishte në Shqipëri”, tha Bytyqi për Insajderin.
Kobra e kishte sulmuar fizikisht një person dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Rasti kishte ndodhur në një klub nate. Viktima ishte i dehur dhe shkak i përleshjes ishin problemet e mëhershme mes tyre.
Edhe pse është në kërkim policor, Kobra ishte shfaqur në rrjetin social Tik-tok, ku përmes postimeve në storie, shihej se po vazhdonte të bënte qejf në një klub të natës.
Kobra ishte edhe shef i valltares së njohur me nofkën “Kallashi”.