×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dorëzohet shteti australian, e lejon Djokovicin pa vaksinë të merr pjesë në “Australian Open”

    Insajderi
    10 January 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Novak Djokovic është liruar dhe tashmë ka zhvilluar stërvitjen e parë para se të nisë turneu i famshëm “Australia Open”. Ka qenë vetë Djokovic, që e ka bërë të ditur një gjë tillë pasi e ka publikuar një fotografi në rrjetin social të tij “Twitter”, shkruan Insporti.com.

    Çështja e tenistit të njohur serb Djokovic bëri bujë në mbarë botën teksa sportisti nuk u vaksinua dhe iu ndalua hyrja për në Australi për të marrë pjesë në garën e njohur të tenisit “Australian Open”.

    Tenisti serb në mëngjesin e sotëm fitoi rastin kundër shtetit australian, pasi fitoi gjyqin duke ia anuluar vendimin autoriteteve australiane për mos lejimin e tij në vend.

    “Jam i lumtur dhe mirënjohës që gjykatësi refuzoi anulimin e vizës. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj ‘Australian Open’ Unë mbetem i fokusuar për këtë. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi përpara tifozëve të mrekullueshëm”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark