×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dosja e Prokurorisë për shtatë personat e arrestuar që dyshohen për shpërlarje parash

    Insajderi
    22 February 2024 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtatë persona janë arrestuar dje nga policia, pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale. Ata dyshohen për disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e prokurorisë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje se shtatë personat e arrestuar janë: Naser Smaji, Muhamet Drakobuzhda, Dalip Beqiri dhe Kushtrim Sojeva, A. J, E.S

    Gazeta Insajderi

    Nga aksioni i ndërmarrë nga Prokuroria Speciale ditën e djeshme ranë në pranga shtatë të dyshuar.

    Gjatë aksionit janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Gazeta Insajderi ka arritur ta sigurojë dosjen e Prokurorisë, në të cilën thuhet se të dyshuarit që nga viti 2021 janë paraqitur me identitet të rrejshëm dhe kanë telefonuar persona për mundësi investimi në kriptovaluta.

    Ata kanë bindur persona që tu dërgojnë para në shumën prej një milion e nëntëqind mijë euro.

    Në bashkëveprim që nga viti 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2024 me qëllim të përfitimit të kundërligishëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, duke u paraqitur me identitetet të rrejshëm si Ueli Schmidt, përmes telefonatave i kontaktojnë viktimat e ndryshme dhe i ofrojnë gjoja mundësi për të investuar në kriptovaluta, pasi i kanë bindur viktimat e ndryshme për të investuar shuma të ndryshme (që tani ka kjo shumë ka arritur vlerën prej 1.900.000), (një milion e nëntëqind mijë euro), i kanë nxitur viktimat që janë nxitur viktimat të dërgojnë para shtesë kinse për t’i tërhequr paratë dhe viktima kanë dërguar para në vlerë prej 900.000 (nentëqind mijë) duke shpresuar se do tu kthehen paratë e investuara më herët. Të dyshuarit kanë manipuluar me aplikacioneve fiktive, për t’i bindur tani të dëmtuarit se investimeve tyre janë rritur, përsëri i kanë mashtruar me premtimin se kompania e të pandehurve të investimin e bërë nga viktimat“, thuhet aty.

    Andaj me këto veprime sipas PSRK shtatë të pandehurit kishin për të kryer veprat penale “hyrje ne sistemet kompjuterike”, “mashtrim”, “shpëlarje parash” .

    Ndaj shtatë të dyshuarve është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark