Driton Shuki, drejtori i klinikës “Avicena”, i dyshuar për një sërë veprash kriminale dhe Arlend Gjoni i dyshuar për përfshirje në një grup kriminal që ka gisht edhe në vrasje e kanë një mik të përbashkët. Nazim Bushin. Njeriun e besueshëm të Ali Ahmetit, të cilën e ka emëruar zv.ministër të Punëve të Brendshme.
Një figurë me peshë e botës së krimit u arrestua më 20 shkurt nga Policia e Kosovës. Arlend Gjoni. Një emër i famshëm për botën shqiptare të krimit. Ishte denoncuar nga një tjetër i dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme kriminale. Nga Driton Shuki, drejtori i Avicenës.
Por, rasti i përplasjës mes tyre do të përfshinte një emër të rëndësishëm të politikës. Një funksionar të lartë të BDI’së. Një vendimarrës të kësaj partie. Nazim Bushin.
Një pyetje e prokurorit të rastit kishte pasuar me një përgjigje shokuese nga i arrestuari Gjoni.
Prokurori: Si e njihni denoncuesin Driton Shuki?
Gjoni: Me të më ka njoftuar Nazim Bushi, zëvëndës/ministri i Maqedonisë…
Prokurori nuk kishte shkuar më tutje për të zbuluar përfshirjën e Bushit në këtë mes. Nuk i kishte bërë pyetje shtesë të arrestuarit.
Pyetjet e Gazetës Insajderit për të cilat zv/ministri Bushi refuzon të japë përgjigje
Gazeta Insajderi ka javë që i ka dërguar pyetje zv/ministrit Bushi për shoqërinë e tij me njerëz që përfshijnë botën e krimit, mashtrimin e përfshirjën në kryerjën e një sërë veprash penale.
Bushi ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Ka heshtur. Këto kanë qenë pyetjet e Gazetës Insajderi që i janë drejtuar zv/ministrit Bushi, funksionarit të BDI’së së Ali Ahmetit:
Si është e mundur që një zëvëndës ministër i Punëve të Brendshme që për mision ka luftimin e kriminale të bëjë krejtësisht të kundërtën: T’i njoftoj mes vete dhe t’i shoqërojë njerëzit e dyshuar?
Si i njihni ju përsonalisht Arlend Gjonin dhe Driton Shukin? Çfarë raportesh keni me ta?
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur konferencë shtypi për të njoftuar se po e lufton grupin e Sheval Muharremit, shokut të Arlend Gjonit?
A e keni njoftuar eprorin tuaj, ministrin e MPB’së, për konfliktin e interesit-për faktin që ju keni raporte përsonale me njërin prej shokëve të Sheval Muharremit, të kërkuarin nga Interpoli?
Pse shoqërimi i zv/ministrit Bushi me Gjonin e Shukin përben veprim shqetësues?
Arlend Gjoni dyshohet se është pjesë e grupit kriminal “Gërçeci”. Ka afërsi me Sheval Muharremin e kërkuar nga Interpoli dhe të ndjerin Orhan Bajrami, i njohur si OKI.
Grupi dyshohet se ka gisht në vrasjen e Jeton Krivanjevës në “Shisha Bar”, në Shkup dhe në vrasjën e Blerim Dacit në Prishtinë.
Në anën tjetër, Driton Shuki ka qenë disa herë i arrestuar për shkelje ligjore.
Njëherë ishte marrë në pyetje nga Policia për blerjën e një pajisje në Maqedonië e Veriut, njëherë tjetër duke bërë biznes të kundërligjshëm në kohën e pandemisë. Dosja interne e Policisë së Kosovës tregon se Shuki ka qenë nën hetime për kryerjën e një sërë veprash penale, përfshirë kontrabandamin e cigareve, alkoolit e armëve.
Po ashtu, Njësia e Intelegjencës së Policisë së Kosovës, sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Insajderi, e vlerëson Shukin si përson të përfshirë në kontrabandë. /GazetaInsajderi