×
  • Lajme
  • Lajme

    Dr. Karakoca i “United Hospital” kryen me sukses ndërhyrjen te ish-Kryeministri Fatos Nano

    Insajderi
    05 September 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prof.Dr. Yalcin Karakoca nga Spitali “United Hospital” në Prishtinë kreu me sukses ndërhyrjen e Bronkoskopis Terapeutike me Balon për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.

    Ish-kryetari socialist i shtruar në një spital privat në Tiranë, pas përkeqësimit të sëmundjes së njohur me emrin SPOK, e cila prek rrugët e frymëmarrjes.

    70-vjeçari Nano qëndroi për disa ditë në reanimacion dhe, sot u realizua ndërhyrje me sukses e doktorit të njohur turk, tashmë ai është në gjendje të përmirësuar sa i përket rrugëve të frymarrjes, do ti përsëritet ky tretman edhe 2 herë të tjera.

    Doktor Karakoca shpjegoi në një intervistë mënyrën, me të cilën kreu ndërhyrjen terapeutike tek ish-kryeministri shqiptar. Është një metodë e lehtë, e përshtatshme dhe shumë efikase, e cila realizohet me Balon resektor në bronket deri në 3 milimetër. Kjo metodë tash e 18 vite aplikohet nga Prof.Dr. Karakoca dhe është e patentuar CE.

    Nëpërmjet një tubi bronkodkopist ai vendos balonë në rrugët e frymëmarrjes, të cilat bllokohen për shkaqe dhe sëmundje të arsyeshme, duke bllokuar funksionimin normal të mushkërive.

    Nëpërmjet këtij baloni e aplikuar nga dr. Karakoca pastron ose mban të hapura kanalet e frymëmarrjes, duke lejuar një funksionim normal të mushkërive dhe, rrjedhimisht, aq që është më e rëndësishmja, shpëtimi i jetës së pacientëve që i nënshtrohen bronkoskopisë intervenuese.

    Doktor Karakoca kryen edhe një sërë ndërhyrjesh në “United Hospital” në Prishtinë, një prej të cilave është edhe trajtimi i SPOK-ut (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike), sëmundje e cila ka prekur edhe Nanon.

    Prof. Dr. Yalcin Karakoca Specialist i Pomologjisë nga “United Hospital” e ka realizuar Intervenimin e Bronkoskopisë Terapeutike me Balon te ish Kryeministri Fatos Nano në Spitalin Hygea në Tiranë i cili është me diagnoze SPOK ( Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike ). Këtë njoftim e morëm nga Menaxheri personal i Profesorit Dukagjin Hysa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark