Producenti Dr. Luke, i cili akuzohet nga këngëtarja Kesha për dhunim, ka mohuar se është në përfundim të kontratës me kompaninë Sony.
“Asnjë gjykatë nuk më ka dënuar, kështu që nuk mund të mos ketë asnjë bazë ligjore për të përfunduar këtë marrëveshje. Kjo do të vazhdoj të jetë reciproke”, ka thënë Dr Luke për The Sun.
Ai ka kontratë me kompaninë e njohur edhe një vit.
Ndërsa kompania Sony ende nuk ka dal me ndonjë qëndrim rreth këtyre pretendimeve.
Dr Luke është duke u ballafaquar në gjykatë me këngëtaren Kesha, pasi kjo e fundit e ka paditur duke pretenduar se e ka droguar dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të./Insajderi.com