Reperi kanadez Drake vendos një rekord të ri për American Music Awards ai është nominuar 13 herë për çmimet që do të jepen këtë vit.
Ai thyen kështu rekordin e vendosur nga Michael Jackson para 30 vjetësh me 11 nominime për albumin “Thriller”.
Albumi i Drake, “Views”, ka qëndruar për 13 javë në krye klasifikimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rihanna është nominuar në 7 kategori, e ndjekur nga Adele dhe Justin Bieber, me nga 5 secili. Me 4 i ndjek Beyonce.
Për çmimin kryesor, artistin e vitit në garë do jenë Drake, Beyonce, Rihanna, Adele, Bieber, Selena Gomez , Ariana Grande, The Weekend, Carrie Underëood dhe Tëenty One Pilots.
Çmimet amerikane të muzikës përzgjidhen nga votat e fansave dhe bazohen në shitjet dixhitale të këngëve dhe albumeve, turneve, transmetimeve radiofonike, apo aktiviteteve në rrjetet sociale.
Fituesit do të shpallen në një ceremoni në Los Anxheles më 20 nëntor.