×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drama e radhës – Vuçiq i shpërblen me medalje policët e dorëhequr serbë

    Insajderi
    09 November 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do t’i shpërblejë me medalje dy ish-policë serbë të Mitrovicës veriore. Drejtorin e policisë së Mitrovicës veriore, Nenad Gjuriq dhe shefin e operativës, Aleksandar Filipoviq.

    Vuçiq do t’i dorëzojë Gjuriqit, Urdhrin e Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, i cili jepet për kryerjen e detyrave me zell në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Ndërsa Filipoviq, do të shpërblehet me Medaljen e Artë për Guxim “Milos Obiliq” e cila ndahet për guxim personal, përcjell Insajderi.

    Gjuriq është suspenduar nga detyra javën e kaluar me vendim të autoriteteve kosovare, pasi deklaroi se policia në veri të Kosovës, nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave.

    Suspendimi i Gjuriqit kulmoi me pakënaqësitë e serbëve të cilët dhanë dorëheqje nga gjitha institucionet e Kosovës.

    Më vonë, Vuçiq deklaroi se nuk qëndron mbrapa këtyre dorëheqjve, por sot duke shpërblyer tashmë ish-policët, vetëm se po e konfirmon këtë gjë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark