×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dramë në Teatrin e Gjilanit, akuza për drejtorin se po synon ta kap një pozitë tjetër në fund të mandatit

    Insajderi
    19 April 2022 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtorit aktual të teatrit të Gjilanit gati po i skadon mandati. Një konkurs për udhëheqës artistik të Teatrit Kombëtar veçse është shpallur. Një kandidate në garë po e akuzon atë se tashmë ia ka vënë syrin kësaj pozitë. Insajderi sjell detaje nga kjo dramë.

    Erson Zymberi u zgjodh Drejtori Teatrit të Gjilanit, në vitin 2018, Mandati i Zymberit si Drejtor i Teatrit do të jetë katër vite.

    Derisa po i vije fundi mandatit të tij një konkurs për një pozitë të rëndësishme është shpallur, bëhet fjalë për konkursin për udhëheqësin artistik të teatrit.

    Në këtë pozitë garoi dhe regjisorja Elhame Kutllovci.

    Regjisorja Elhame Kutllovci, e cila ishte kandidate për këtë pozitë është tërhequr nga kjo garë krejt kjo pasi që sipas saj tashmë është vendosur rezultati dhe ajo thotë se është absurde që të vazhdon të jetë pjesë e garës.

    Kutllovci, në një intervistë tregoi se personi i cili do vij si udhëheqës artistik i Teatrit Kombëtar është Erson Zymberi, i cili aktualisht është në pozitën e drejtorit të Teatrit të Gjilanit.

    “Kur është hapur konkursi për udhëheqësin artistik të teatrit, dolën fjalë në opinione se tashmë po dihet se kush do të bëhet udhëheqës artistik i teatrit kombëtar, e njëjta gjë se si kishte ndodhur me Kushtrimin drejtor. Po jemi duke folur për një regjisor i cili tashmë është në pozitën e drejtorit të Teatrit në Gjilan, jemi duke folur për Erson Zymberi, flitet në opinion që do të vij si udhëheqës artistik i Teatrit Kombëtar”, tha ajo.

    Sipas saj, në krye të Teatrit Kombëtar duhet të vijnë kuadro dhe jo fytyra që tashmë kanë qenë që 20 vite aty, Insajderi ka pyetur se për kë po fliste konkretisht ajo zgjodhi të mos jepte ndonjë emër konkret por tha se votuesi ka dashur që të këtë ndryshime në mënyrën se si kanë shkuar gjërat deri më tani dhe kjo frymë e ndryshimit nuk po shihet deri me tani.

    “Idea e asaj që kam thënë rreth riciklimit të njerëzve të njëjtë nga arti në parti e nga partia e pozitat e larta në art, është se votuesi ka dashur që të këtë ndryshime në mënyrën se si kanë shkuar gjërat deri më tani dhe kjo frymë e ndryshimit nuk po shihet deri me tani, andaj nuk dua të jem pjesë në një proces që i dihet rezultati ende pa nisur mirë“.

    Në lidhje me deklaratën e saj se udhëheqësi artistik i Teatrit Kombëtar është zgjedhur paraprakisht Insajderi ka pyetur nga e ka marr këtë informacion dhe pse e besoi ajo thotë se duke u nisë nga veprimet e deritanishme në gjithmonë ato që janë fol në komunitet edhe janë realizu nga Ministria. Kemi shembuj plot në këto njëzet vjet e fatkeqësisht edhe tani po vazhdon e njëjta gjë me këtë ministri.

    ”Për faktin që komuniteti artistik megjithatë është i vogël për nga numri dhe duke u nisë nga veprimet e deritanishme në gjithmonë ato që janë fol në komunitet edhe janë realizu nga Ministria. Kemi shembuj plot në këto njëzet vjet e fatkeqësisht edhe tani po vazhdon e njëjta gjë me këtë ministri”.

    Në lidhje me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Erson Zymberin për ta pyetur rreth kësaj por që i njëjti nuk ka dashur të jap ndonjë koment.

    “Nuk kam koment”, u shpreh Zymberi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark