×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur: Do të operohet

    Insajderi
    24 September 2023 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili mbeti i lënduar gjatë aksionit në Banjska Zveçani, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës Jugore.

    I njëjti po qëndron në spital dhe nesër pritet t’i nënshtrohet një operacioni. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca Zhubi.

    “Kemi një pjesë të policisë, e cila është plagosur nga copa predhash. Në konsultim me kirurgun është konstatuar se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje.” – tha Zhubi.

    Vrasja e policit / Asnjë zë nga Lista Serbe për sulmet terroriste në veri, para 10 dite Radojçiq kishte kërcënuar publikisht Kurtin
    Me fjalë të tjera, ai ka shtuar se që nga orët e hershme të mëngjesit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën Jugore janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Kosovës.

    “Disa nga të lënduarit janë transferuar në Prishtinë dhe të gjithë janë liruar në shtëpi.” – ka thënë Zhubi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark