Në sezonet e fundit, Brighton është shndërruar në një realitet mjaft të bukur në futbollin britanik. Skuadra e “Pulëbardhave” ka ditur të gjejë pa shpenzuar shuma marramendëse, elementët e duhur për të dhuruar një futboll tërheqës dhe rezultativ.
Puna e drejtuesve është e jashtëzakonshme teksa drejtori ekzekutiv i Brighton, Paul Barber tregon edhe sekretin që ndjekin anglezët kur vjen puna të merkato.
“Ajo që mundohemi të bëjmë është të transferojmë lojtarë përpara se ata të na nevojiten. Nuk është mirë kur vendos nën shënjestër një lojtar menjëherë sapo ke shitur dikë në atë pozicion. Kjo sepse klubi që zotëron lojtarin e di mirë se në atë moment i ke paratë dhe kështu kërkon të përfitojë sa më shumë”, u shpreh Barber. /ss/