×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i dorëhequr i Fushë Kosovës akoma vazhdon të “paraqitet” si drejtor

    Insajderi
    08 December 2022 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Samir Shahini, më 14 tetor të këtij viti kishte deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit Komunalë për Arsimit në Fushë Kosovë.

    Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se arsyja e largimit ishte personale.

    “Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për keto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës”, thuhej në njoftimin e tij.

    Pas largimit të tij, kryetari Burim Berisha në këtë pozitë kishte emëruar Fadil Krasniqin.

    Tani, edhe pse Fushë Kosova ka një drejtor të ri, ai nuk figuron askund në faqen kryesore të Komunës në internet.

    Në këtë faqe, qëllimi i të cilës është informimi korrekt e në kohë reale i qytetarëve, tek pjesa e Drejtorisë së Arsimit, drejtor aktualisht thuhet të jetë drejtori i dorëhequr për gati dy muaj, Samir Shahini.   

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark