20:04 - 06 Nëntor 2022

Drejtori i Institut Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci për herë të parë për InDoks ka dhënë detaje ekskluzive rreth pronave të Kosovës. Ai ka folur për uzurpimet e tjetërsimet e pronave.

Geci ka përmendur konkretisht tjetërsime në dy raste; në Prishtinë e Pejë.

“Kemi edhe raste kur janë bërë vendime false në emër të atyre të masave të dhunshme që faktikisht, me këtë rast e falënderojë shumë Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike në Pejë, të cilët kanë hulumtu dhe vërtetë tjetërsimin e një pronë prej 9 hektarë 60 ari në Pejë në zonën kasdastrale në Qyshk që u realizu tjetërsimi tash në 2021-ën”, u shpreh ai.

“I kemi dy prona tjetërsume, një e kemi Prishtinë një në Pejë në zonën në Qyshkut 9 hektarë e 60 ari dhe një është në zonën kadastrale në Prishtinë, në sipërfaqe 1 hektari e 30 ari”, ka thënë drejtori i IBK-së për InDoks.

Sipas Gecit, pas luftës në Kosovë IBK-në e sistemoi keq brenda institucioneve UNIMIK-u, por për çudi ende është në atë nivel. Asnjë qeveri e pasluftës nuk ka tentuar që ta kthej aty ku sipas tij e ka vendin: Institucioni pavarur shtetëror që i jep llogari direkt vetëm Kuvendit të Kosovës.

“Absolut edhe përkundër që ne jemi përpjek, qëllimi i angazhimit tonë ka qenë realisht për dy arsye, ne e dimë kërcënimi i imazhit të shtetësisë së Kosova nga vjen, dëmtimi apo pretendimit për dëmtim të imazhit për shpronësim të IBK vjen prej Serbie, edhe tash qeveritarët tonë ia kanë lënë ketë produkt e kanë të mundshme për manipulim prej vet institucioneve serbe, për arsye se kanë zgjedhur statusin. Unë prej 2 prillit 2019 këtë çështje e kam ngritë me Blerandin, me z.Krasniqi bile Memlit ju kemi drejtu në 2017-ën me kërkesë…për me i trajtu çështjen e pronave të IBK-së, negociata Prishtinë-Beograd, përmes Brukselit për arsye se neve kemi filluar 2010-ën me hulumtimin e pronave dhe fillimisht kam shkuar në Agjencinë Kadastrale e kam nxjerr listën e pronave dhe të aseteve të paligjshme të IBK-së”, potencoi Geci derisa shtoi se në atë vit kanë dalë 350 hektarë, po gjatë kohës e kanë parë duke i marrë duke i përpunuar të dhënat kemi parë se pronat nuk janë duke nejt stabil në regjistrat kadastrale janë duke u tjetërsu.

Ai dyshon edhe në personin që e caktoi UNMIK-u si përgjegjës për fushën e bujqësisë, e që nuk ishte shqiptar.

“…ky prej 2002-2003-ës për arsye se bartja në kuadër të ministrisë së Bujqësisë është bë 1 me administratën e UNMIK-ut, bile atëherë nuk janë kanë në ministri por janë kanë si organe…shtylla sektoriale, shtyllat e UNMIK-ut për ekonomi, bujqësi dhe faktikisht ka qenë si drejtori e Bujqësisë dhe në atë periudhë drejtori i drejtorisë për arsim ka nxjerr vendim, por atë vendim nuk e posedojmë por e kemi si informacion të marrur prej ministrie që thotë se IBK ka kalu në kuadër të drejtorisë për bujqësi pylltari e fshat”.

“Kjo ka qenë prej kohës së UNMIK-ut se në atë kohë ka qenë ministri serb, unë dyshojë në seriozitetin e atij ministri për arsye se edhe udhëzimi administrativ që është nxjerr është nxjerr me hile, pa u përmend pronat, pa u përmend kompetencat e Institutit, pa u përmend fushë veprimtaria e institutit, struktura organizative”, deklaroi ai.

InDoks | Dosja Stankaj – Dokumentar ekskluziv për tjetërsimin e tokave të shtetit