×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Drejtori i Policisë: 87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje gjatë vitit 2023

    Insajderi
    28 December 2023 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në konferencë për media drejtori i Policorë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka deklaruar se në vitin që po lëmë pas 87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje.

    Sipas tij, 28 zyrtarë futën në listën e atyre që kanë ndërpresë marrëdhënien e punës.

    Ai e konsideron si një prej sfidave ripërtrirjen e Policisë së Kosovës.

    “Një prej sfidave është edhe ripërtërija e policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës edhe ruajtja e kuadrove të veçanta sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi që të ruajmë kuadrot e veçanta brena policisë me qëllim që mos ta braktisin policinë e Kosovës. Sivjet kemi pasur minus 87 zyrtarë policorë dorëheqje, vitin e kaluar minus 50… kemi pasur një rritje të vogël të dorëheqjes gjë që është një trend që ka vazhduar brenda për brenda policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

    Ndërprerje të marrëdhënies së punës janë – 28, zyrtar policorë të pensionuar janë -145, zyrtar policorë të vdekur janë -24 dhe një zyrtar policor i rënë në detyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark