×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Drejtori i Superligës Evropiane: Ato klube që dhanë deklarata refuzimi…

    Insajderi
    22 December 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm Barcelona dhe Real Madrid e mirëpritën vendimin për formimin e Superligës Evropiane. Por, vendimin e Gjykatës Evropiane e refuzuan shumica e klubeve. Megjithatë, drejtori i kompanisë organizatore të Superligës, Bernd Reichart, tha se disa nga klubet që refuzuan e kishin thirrur atë për projektin në fjalë.

    Disa nga ata që thanë ‘jo’ sot më kanë telefonuar dhe më kanë thënë ‘ne themi jo, por ja ku jemi’”, ka thënë Reichart për mediumin Cadena Cope.

    Ai ishte gjithashtu i prirur për të ripërfshirë klubet angleze, pavarësisht se qeveria britanike pretendonte se ato klube që e bëjnë këtë përjashtohen nga Liga Premier.

    Ne duhet të bindim klubet që të humbasin frikën e ndryshimit. Duhet të kesh mbështetjen e klubeve dhe tifozëve, por është një propozim i pamposhtur. Një tjetër epokë dialogu fillon dhe ne do të komunikojmë me klubet që do ta përbëjnë atë. Sapo kemi shembur mure, tani nuk do t’i detyrojmë klubet”.

    Ndryshe, në Spanjë një numër i klubeve të La Ligës dhe Segunda Division refuzuan Superligën Evropiane.

    Njëjtë kanë vepruar edhe klube si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe Roma, Manchester United, Atletico Madrid, Arsenal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark