×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Drejtori i Ujësjellësit të Laçit vodhi shtëpinë e yllit të Realit, Karim Benzema

    Insajderi
    07 May 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse denoncimi i Sali Berishës në vitin 2019 do të rezultojë i vërtetë, atëherë në krye të Ujësjellësit të Laçit, Partia Socialiste ka vendosur një profesionist të vërtetë. Jo në menaxhimin e Ujësjellësit, por në vjedhjen e vilave.

    Sepse sipas Berishës, Alfred Prodani që u arrestua sot për llogari të Interpol është autor i grabitjes së shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

    Sipas denoncimit, të Berishës veç drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, akuzohej edhe përgjegjësi i Pallatit të Kulturës, Dritan Paja. Në mesazhin që një qytetar nga Laçi i ka dërguar Berishës, thuhet se Prodani dhe Paja nuk janë në krye të detyrës, pasi ndodhen të arrestuar në Spanjë.

    “Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: “Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.

    Më 27 shkurt, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje. Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.

    Paja atëherë e përgënjeshtroi denoncimin duke thënë se e gjitha i dukej një sulm politik. Disa orë më pas, ish-Kryeministri e ndryshoi postimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark