Dren Gashi nuk do të jetë më pjesë e Dukagjinit të Klinës.
Futbollisti prishtinas lajmin për largim nga “18 Qershori” e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.
Gashi dhe Dukagjini kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe se do të jetë lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
“Desha të ju njoftoj se kemi ndërprerë bashkëpunimin me KF Dukagjini (Klinë), dhe qe nga sezoni i ardhshëm jam lojtar i lirë. Faleminderit Klinë”, ka shkruar Gashi.
Dren Gashi është emër i njohur në futbollit kosovar për faktin se ka bërë karrierë edhe tek Feronikeli, Ferizaj, Drita, Gjilani, Prishtina e Flamurtari.