×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenasi dhe Skenderaj pritet të shkojnë në zgjedhje

    Insajderi
    24 October 2016 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse Gjykata e Apelit vërteton dënimin dhe kundër Sami Lushtakut atëherë Skenderaj dhe Drenasi priten të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

    Dënimi me burg, më shumë se 6 muaj ua pamundësinë Sami Lushtakut dhe Nexhat Demakut të ushtrojnë funksionin e kryetarit.

    Kësisoj presidenti Hashim Thaçi është i obliguar me Ligjin për Vetëqeverisje lokale që brenda 45 ditësh, të shpallë zgjedhje të parakohshme në këto dy komuna.

    Sot është publikuar në rastin “Drenica II” ku Nexhat Demaku është dënuar me 3 vite burg  pasi është gjetur fajtor për maltretime dhe tortura që ata u kanë bërë dëshmitarëve A dhe B, të cilët kanë qenë civilë të ndaluar në shtëpinë e ndalimit të UÇK-së, në Likoc të Drenicës.

    Siç raporton “KosovaPress” nesër pritet të jap dorëheqje.

    Ndërkaq në ditët në vazhdim pritet të publikohet edhe aktgjykimi në rastin “Drenica I”, ku Sami Lushtaku është i dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Lushtaku është i dënuar nga Gjykata Themelore me 12 vjet burgim.

    Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e një civili shqiptar./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark