18:42 - 14 Mars 2023

Sot kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe menaxheri i projektit Demos, Ertan Munoglu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetje financiare për Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Projekti do të mbështetet nga skema e Grantit për Performancë Komunale, ku vlera totale është 4 milionë e 492 mijë euro, pasi komuna e Drenasit kishte fituar vendin e parë në nivel vendi.

“MAPL do të ndajë shumën prej 916,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72. Një pjesë e mjeteve të dedikuara për ketë projekt do të jenë nga granti i përgjithshëm i performancës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë nga të hyrat vetanake, ndërsa për shumat e caktuara nga MAPL dhe DEMOS, do të dedikohen sipas Marrëveshjes së Bashkëfinancimit”, thuhet në  njoftimin e komunës së Drenasit./Insajderi