Drenica ka marrë fitoren e parë në pranverë teksa ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1-0.
Dy skuadrat luanin me shumë kujdes duke marrë parasysh se pikët ishin të nevojshme dhe nuk lejoheshin gabime.
Drenica kishte raste me Koxyn e Mëziun, derisa Ferizaj kërcënoi me Sadriun e Panadic, por pa sukses.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën vendase, kur në minutën e 57-të, Koxy pranoi një top të bukur dhe me kokë realizoi për 1-0.
Deri në fund nuk pati më gola dhe Drenica mori tre pikët e para në sezonin pranveror.
Me këtë fitore Drenica i ikë fundit të tabelë me 23 pikë, derisa mbetet e fundit me 21 sosh.