Drenicës i ka takuar fitorja në ndeshjen miqësore kundër Përfaqësueses U21 të Kosovës.
“Kuqezinjtë” kanë fituar minimalisht 1:0 takimin kontrollues ndaj “shpresave” të Kosovës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Golin e vetëm për drenicasit e ka realizuar Erdin Dushi në minutën e tretë.
Kjo përballje për të përzgjedhurit e trajnerit, Michael Nees është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen eliminatore të Kampionatit Evropian kundër Shqipërisë U21.