Drenica ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën e saj për t’i ikur zonës së barazhit, duke fituar takimin me Llapin.
“Kuqezinjtë” triumfuan 1:0 kundër llapjanëve në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Besfort Dervishaj ishte “heroi” i Drenicës që realizoi golin e vetëm që në fund doli të ishte i tre pikëve në këtë përballje.
Dervishaj realizoi nga afërsia, i pambuluar nga mbrojtësit e Llapit në minutën e 78-të të takimit.
Drenica me këtë fitore mbetet në pozitën e tetë me 43 pikë, vend ky që dërgon në barazh kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të edicionit.
Llapi në anën tjetër mbetet i katërti me 54 pikë të grumbulluara.