Drita e Gjilanit ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Drenicës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenica për herë të parë bie nga elita e futbollit të Kosovës.
Për Drenicën shënoi Vojvoda (17’) dhe për Dritën realizuan Jashari (22’), Iran Junior (47’ e 72’).
Drita përfundon në vend të dytë me 70 pikë, tre më pak se kampioni Ballkani dhe Drenica është në fund me 23 sosh.