Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besart Dreshaj ka thënë se sondazhet po përdoren si instrument kundër LDK-së.
Mirëpo sipas Dreshajt, duke qenë vazhdimisht me qytetarët disponimi në teren është krejt ndryshe.
“I madh e i vogël e di se sondazhet përdorën për të krijuar opinion. Ka disa muaj që e kemi parë se ato përdorën edhe si instrument kundër LDK-së. Duke qenë vazhdimisht me qytetarët, e di fare mirë që disponomi në teren është krejt ndryshe. 100% ndryshe. E kam parë në gjithë Kosovën, e kam ndjerë me zemër në komunen time, Istog”, ka shkruar Dreshaj.
Tutje ai ka shtuar se i vetmi sondazh i saktë është ajo cfarë thonë qytetarët cdo ditë, në tubime.
“I vetmi sondazh i saktë është ajo çfarë po ma thonë çdo ditë qytetarët. Në tubime, në ngjarje, në palestra, në shtëpi, në rrugë, në lokale, kudo, qytetarët e Istogut po e përsërisin të njejtin mesazh. Istogu me LDK. Ata thonë që do të sigurohen që Istogu mbetet bastioni i LDK-së në këto zgjedhje, në zgjedhjet komunale, në zgjedhjet tjera, do të mbetet bastioni i LDK-së, deri me 2050. Ju faleminderit të gjithve.Shteti.Shtet”, ka shtuar si. /Insajderi.org