Driloni ditën e djeshme i mblodhi banorët dhe i paralajmëroi për prekjet që po i bën.
Ai i tha se nuk dëshiron që vajzat ta prekin.
Ai është shprehur se nuk dëshiron që askush ta puth apo t’ia prek trupin pa dëshirën e tij.
“Është një temë që po e them tani, e kanë parë njerëzit këtu brenda, edhe nëse e kanë parë njerëzit këtu brenda, e kanë parë edhe jashtë.
“Është paralajmërimi i fundit që po ua bëj që nëse ndodh edhe njëherë, unë do të reagojë ashtu siç dua të reagojë. Deri tani nuk e kam kqyr veten, por i kam rënë pishman që ndonjëherë nuk kam folur kur është dashur të flas”, tha ai.
Por, përderisa e bëri kaq të madhe afërsinë që shprehen vajzat e shtëpisë ndaj tij, ai si duket nuk është se ndjehet i distancuar edhe me djemtë që janë pjesë e këtij formati.
Në rrjete sociale ishte bërë virale një video teksa Driloni e prekte Gjestin në pjesë intime.